Aktorët e Iron Man për darkë së bashku
12/04/2013 00:00
Aktorët e Iron Man, Robert Downey Jr. dhe Gwyneth Paltrow përfituan nga një moment pauze i fushatës promovuese të serisë së tretë të këtij filmi që del më 3 maj, për të kaluar një darkë të këndshme bashkë.
“Çifti” i aktorëve u fotografuan në dalje të një restoranti dhe birrarie në Mynih të Gjermanisë. Edhe pse u munduan të shmangin vëmendjen duke dalë vec e vec, aktorët e Iron Man ia arritën qëllimit.
Aktori 48-vjeçar, i nomunuar për cmimin Oscar në vitin 1992 me filmin “Chaplin”, luan rolin protagonist në film duke interpretuar Tony Stark, kreun e një kompanie të prodhimit të teknologjisë së fundit të armëve, ndërsa Paltrow luan rolin e ndihmëses së tij.
Top Channel