Njihet për stilin e jetesës së shëndetshëm dhe për një regjim stërvitor të rreptë, por edhe Gwyneth Paltrow ka veset e saj.

Aktorja 40-vjeçare ka pranuar se i lejon vetes një cigare në javë. Në një intervistë për revistën ‘Harper’s Bazaar’, Paltrow tha: “Pi një cigare të shtunën në mbrëmje. Ky është “mëkati” im i vetëm.”

Paltrow ka provuar edhe Botoksin, por ka siguruar se nuk do të bëjë më injeksione të tilla për të ruajtur rininë.

“Nuk do e provoj më botoksin sepse dukesha si e çmendur. Gjithsesi, nuk e përjashtoj mundësinë e një ndërhyrjeje kirurgjikale kur të plakem”, shtoi aktorja hollivudiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA