
Debutimi në kinematë kineze i filmit “Django Unchained”, me regji të
Quentin Tarantino, është anuluar në momentin e fundit për “arsye
teknike”.
Lajmin e kanë bërë të ditur menaxherët e disa kinemave, në të cilat filmi do të shfaqej në ditët e fundit.
Por nëpër forume opinionet janë të ndryshme, me disa që mendojnë se filmi është tërhequr për shkak të skenave erotike dhe të tjerë që mendojnë se shkak janë skenat e dhunës.
Për momentin nuk ka pasur asnjë reagim nga institucioni që kontrollon dhe çensuron filmat, por nuk është e para herë që diçka e tillë ndodh në vendin aziatik.
Vite më parë, institucioni në fjalë çensuroi episodin e tretë të sagës “Piratët e Karaibeve”, për shkak se aktori kinez Chow Yun Fet interpretonte një personazh që sipas “udhëheqjes” ofendonte kinezët.
Top Channel