Buble i këndon të birit të palindur

11/04/2013 16:30

Michael Buble dhe bashkëshortja e tij, Luisana Lopilato, janë në pritje të një djali, i cili pritet të lindë në muajin gusht.

Megjithatë, i biri i këngëtarit kanadez nuk do të ketë nevojë të presë aq gjatë, për të degjuar zerin e të atit.

Në një intervistë, 37-vjeçari tregoi se si bashkëshortja e tij modele, vendos me zë të lartë këngë të tij, me bindjen se djali që ka në bark është në gjendje që t’i dëgjojë.


Buble dhe Luisana ne nje pritje zyrtare

”Luisana vendos gjatë të gjithë kohës kur është në shtëpi këngët e mia. Hera e parë që ajo ndieu lëvizjet e djalit, ishte pikërisht gjatë një momenti kur po dëgjonte një prej disqeve të mia dhe ai ishte një moment shumë emocionues”, rrëfeu Buble.


Buble dhe bashkeshortja shetisin ne bregdet gjate muajit te trete te shtatzanise, ne muajin mars

”Jemi shumë të emocionuar. Unë po pres me padurim që të bëhem një baba. Jam i vendosur që të jem një baba i shkëlqyer pavarësisht të gjithave. Ky është një moment kaq i rëndësishëm dhe frymëzues në jetën time”, shtoi këngëtari.


Lopilato ne profesionin e saj si modele

Top Channel