Të drejta trashëgimie edhe për homoseksualët

10/04/2013 00:00

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese sllovene i jep të drejtën të gjithë çifteve homoseksuale që t’u lënë trashëgimi partnerëve të tyre, gjë e cila pengohej nga një ligj i miratuar së fundmi nga parlamenti vendas.

Gjykata rrëzoi ligjin duke i kërkuar parlamentit slloven që ta rishikojë atë brenda një afati prej 6 muajsh, duke u lejuar çifteve homoseksuale të drejtën e trashëgimisë.

Homoseksualët nuk gëzojnë të drejtë të martohen në Slloveni, por njihen “faktikisht” si çifte nga ligjet vendase dhe statusi i këtyre lidhjeve nuk është i barabartë me statusin e çifteve heteroseksuale.

Vitin e kaluar në sllovenët refuzuan nëpërmjet një referendumi kërkesën e komunitetit homoseksual për të gëzuar të drejta të barabarta, përfshirë këtu edhe të drejtën e martesës, ashtu si çiftet heteroseksuale.

Top Channel