Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite çështje të evidentuara nga zgjedhësit

01/06/2026 09:57

Kuvendi zhvillon sot në orën 17:00 seancën plenare, ku në rend dite janë disa çështje organizative dhe vendimmarrëse të rëndësishme.

Në rendin e ditës përfshihen miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.5.2026, njoftime të ndryshme, si dhe një sërë projektvendimesh që lidhen me organizimin e komisioneve parlamentare.

Deputetët pritet të shqyrtojnë projektvendimin “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”, si dhe projektvendimet për caktimin e përbërjes së tyre dhe të anëtarëve zëvendësues. Të gjitha këto vendime kërkojnë shumicë të thjeshtë votash për miratim.

Rendi i Ditës

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 1.6.2026, ora 17:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.5.2026.
2. Njoftime.
3. Projektvendim “Për zgjedhjen e kryesive të komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
4. Projektvendim “Për caktimin e përbërjes së komisioneve të përhershme të Kuvendit”.
5. Projektvendim “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në përbërjen e komisioneve
përhershme të Kuvendit”.
6. Diskutime për çështje të evidentuara nga zgjedhësit.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare,
njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen
e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Top Channel