Peshëngritje, Godelli, medalje të artë në shtytje

10/04/2013 18:45

Daniel Godelli është kampion i Europës në stilin e shtytjes, pasi arriti të ngrejë plotë 180 kg, duke shpërthyer në festë pallatin e sportit “Asllan Rusi”, ku po zhvillohet edhe kampionati europian i peshëngritjes për të rritur.

Sa i përket dy-garësisht, Godelli ka arritur të marrë medaljen e bronztë. Në stilin e shkëputjes ai ngriti 145 kg, duke u renditur në vendin e tretë, pra medalje e bronztë edhe në këtë stil, ndërsa në dy-garësh pesha e tij shkoi në 325 kg, që e renditi gjithashtu në vendin e tretë.

Këto janë tre medaljet e para, që mori Shqipëria në këtë europian, dy të bronzta dhe një ari, sa i përket meshkujve, pasi sportisti tjetër Briken Calja, i ndikuar ndoshta edhe nga atmosfera e zjarrtë e tifozeve, nuk arriti të kalojë asnjë provë në stilin e shkëputjes, duke u djegur kështu për dy-garëshin.

Ndërkohë për femra, e shumëpritura Romela Begaj zbuloi se ngjyra e medaljes ishte e bronztë. Peshëngritëjsa jonë, sigurisht, pretendonte më shumë në këtë europian, por jo gjithcka shkoi ashtu sic pritej.

Nga 6 provat e saj, Begaj arriti të kalojë vetëm 2, nga një për secilin stil, duke qenë ndoshta larg pritshmërive. Gjithsesi, bashkë me tre medaljet e meshkujve, Shqipëria e mbyll këtë europian me 6 medalje në total, meshkuj e femra, 5 prej tyre të brozta dhe vetëm një e artë.

Top Channel