Janet Jackson konvertohet në muslimane

10/04/2013 00:00

Janet Jackson heq dorë nga muzika dhe konvertohet në muslimane pas martesës me biznesmenin miliarder Uisam al Mana.

Këngëtarja amerikane dhe biznesmeni miliarder u martuan në një ceremoni tejet sekrete vitin e kaluar pas 3 vitesh qendrimi bashkë, megjithatë publikisht pranuan lidhjen e kurorës së tyre vetëm në shkurt të këtij viti.

Mediat gossip në Shtetet e Bashkuara shkruajnë se këngëtarja po përgatit seriozisht edhe zhvendosjen në Lindjen e Mesme për të jetuar me bashkëshortin e saj.

Çifti u ka qendruar larg aparateve fotografike, ndërsa Janet gradualisht rralloi daljet e saj në koncerte. 46-vjeçarja i jep fund karrierës muzikore 30-vjeçare ku përfshihen disa albume dhe shumë këngë e turne.

Top Channel