Këngëtari Micheal Buble dhe bashkëshortja e tij, Luisana Lopilato mund të jenë duke pritur fëmijën e tyre të parë, por kjo nuk e pengoi modelen argjentinase që të rikthehej joshëse në sytë e publikut.
25-vjeçarja shfaqi edhe një herë më shumë hiret e saj të shumëvlerësuara, në një fushatë publicitare për kompaninë e veshjeve intime, “Ultimo”.
Pa shenjën e shtazanisë, siç mund të kuptohej, imazhet ishin realizuar disa muaj më parë dhe ishin mbajtur pa publikuar si pjesë e strategjisë së marketingut, për të pritur momentin e duhur në lëshimin e tyre.
Besohet se kjo do të jetë edhe hera e fundit që argjentinasja shfaqet në reklama, deri në lindjen e fëmijës, aktualisht katër muajsh.
Buble dhe Luisana kanë njoftuar më parë se pop resin një djalë, i cili duhet të lindë në muajin gusht.
Top Channel