Justin Bieber dhe modeli i flokëve alla-Rihanna
09/04/2013 00:00
Modeli i ri i flokëve të Justin Bieber ka zemëruar një pjesë të madhe të fansave të tij që përvec kritikave për pamjen, nisën të shprehin edhe dyshimet për prirjet seksuale të këngëtarit.
Në një foto të postuar në internet, këngëtari shfaqet me flokët e prera në model “Skrillex”, model i emërtuar sipas emrit të DJ Skrillex që u shpall personi i famshëm me qethjen më të keqe në shekullin e 21-të.
Por pavarësisht këtij cmimi, modeli Skrillex influencoi tek disa persona të tjerë të famshëm, kryesisht të gjinisë femërore, si Rihanna apo Miley Cyrus.
Top Channel