Hamsik: Me Milanin, ndeshja e vitit

09/04/2013 16:05

Napoli qëndron 4 pikë para Milanit dhe të dielën në mbrëmje këto dy skuadra do të përballen në San Siro në një ndeshje direkte që mund të jetë përcaktuese për vendin e dytë në Serinë A.

Marek Hamsik, mesfushori i Napolit, ka theksuar nëpërmjet faqes së tij zyrtare në internet se kjo sfidë do të jetë “ndeshja e vitit”: “Jemi të lumtur që kemi një avantazh të vogël ndaj kuqezinjve. Të dielën do të luajmë ndeshjen e vitit.”

Futbollisti sllovak foli edhe për fitoren 2-0 ndaj Genoa, trepikësh që u shoqërua edhe me barazimin e Milanit ndaj Fiorentinës.

“Para ndeshjes e dinim që Milani kish marrë vetëm 1 pikë dhe rezultati i vetëm që na bënte punë ishte fitorja. Jemi të lumtur që arritëm objektivin.”

Top Channel