3 javë skualifikim për Mario Balotelli

09/04/2013 00:00

Mario Balotelli është dënuar me 3 ndeshje skualifikim dhe Milani do të zbresë në fushë pa sulmuesin e tij kryesor në ndeshjet ndaj Napolit, Juventusit dhe Katanias.

Gjykatësi Sportiv Gianpaolo Tosel e ka argumentuar kështu pezullimin e futbollistit të kuqezinjve: “Sjellje kundër rregullave në fushë për të cilën ka marrë një karton të verdhë. Duke qenë kartoni i katërt i verdhë, pezullohet për ndeshjen e radhës (ndaj Napolit). Gjithashtu në fund të takimit ka ofenduar një nga ndihmësit e arbitrit.”

Sipas mediave italiane, Balotelli i ka thënë “Cfarë m… shikon” arbitrit të portës Doveri, pas një zënke të vogël me portierin e Fiorentinës, Viviano.

Milani, nëpërmjet një komunikate për shtyp, ka njoftuar se do të apelojë vendimin për të shkurtuar dënimin, por duket e vështirë që Balotelli të jetë në fushë ndaj Juventusit.

Top Channel