Starton europiani i peshëngritjes

08/04/2013 23:25

Ka startuar, në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, kampionati europian i peshngritjes për të rritur, një nga aktivitetet më të mëdha, që zhvillohet në vendin tonë.

Pas fjalës përshëndetëse të presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe presidentit të Federatës Europiane të Peshëngritjes, kanë filluar garat e para të këtij kampionati, i cili do të ulë siparin më 14 prill.

Sa i përket sportistëve shqiptarë, 3 janë kryesorët që pretendojnë edhe për medalje. Këto tre sportistë janë dy meshkuj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, në peshën 69 kg, dhe Romela Begaj për femra, e cila duket të jetë edhe më e sigurt për medaljen, sipas saj, vetëm ngjyra e saj ka mbetur për t’u përcaktuar…

“Faza përgatitore ka shkuar shumë mirë, kam qenë me trajnerin tim Gazmend Alcanji, gjithashtu dhe me ndihmën e sportistëve tanë, Luan Shabani, Pirro Dhima, Viktor Mitro. I falënderoj me të vërtetë, si dhe gjithë ekipin grek, sepse më kanë trajtuar si të isha sportistja e tyre. Ajo çfarë mund të pres… nuk mund ta them ende, sepse kjo është një garë e rëndësishme, pavarësisht se flitet që nuk ka konkurrente, ato janë shumë të forta. Kam bërë maksimumin tim gjatë kësaj kohe, që kam qëndruar në Greqi, për gati 2 muaj, ndaj dhe them se do të jap maksimumin tim. Se çfarë ngjyre do të jetë medalja, nuk dihet”, deklaroi Romela Begaj, peshëngritëse.

Top Channel