Roma-Lacio, rivalët ndahen në “paqe”

08/04/2013 23:00

Nuk shkon më shumë se një barazim 1-1, derbi i kryeqytetit italian mes Romës dhe Lacios. Për të ndezur akoma më shumë atmosferën, në “Olimpico” të Romës, mendojnë lacialët.

Hernanez është autori i golit, që zhbllokoi ndeshjen, që në minutën e 16-të, duke konfirmuar një epërsi të skuadrës së Petkovic.

Me fillimin e pjesës së dytë, lacialët kanë rastin më të mirë për të siguruar ndoshta një fitore.

Markinjo prek topin me dorë brenda zonës dhe akordohet 11-metërsh. Këtë herë Hernanez gabon dhe jo vetëm kaq, por disa minuta më pas shkakton edhe një penallti për kundërshtarët, kur ndërhyn ndaj Pjanic.

Nuk fal kapiteni Toti dhe gjithçka shkon në barazpeshë. Brenda 6 minutave, në të 63-n dhe të 69-n, Biava merr dy kartonë të verdhë dhe lë Lacion me 10 lojtarë.

Edhe pse në epërsi numerike, Roma nuk arrin të përfitojë në 20 minutat e mbetura, duke mbyllur këtë derbi në 1-1.

Top Channel