Kili, do të zhvarrosen eshtrat e Nerudës

08/04/2013 00:00

Ekspertet mjeko-ligjorë në Kili do të zhvarrosin eshtrat e poetit me
famë botërore Pablo Neruda, i cili ndërroi jetën në vitin 1973.
Autoritetet kiliane duan te hedhin dritë mbi rrethanat e vdekjes së tij;
a vdiq ai nga kanceri apo u helmua nga ish-diktatori Augusto Pinocet.

Germimet nisen te dielen, prane varrit te Nerudes. Poeti prehet prane te shoqes, Matile Urritia, ne kopshtin e shtepise se tyre ne brigjet e Paqesorit, ne Isla  Negra, rreth 120 kilometër në perendim te Santiagos.

Fitues i çmimit Nobel, Pablo Neruda ishte anetar i Partise Komuniste dhe nje perkrahes i paepur i presidentit kilian, Salvador Allende. Ai nderroi jete ne moshen 69-vjeçare, 12 dite pas grushtit te shtetit te Gjeneralit Pinocet kunder Allende-s.Familjaret e tij thane se ai nderroi jete nga kanceri i prostates.

Në vitin 2011, autoritetet kiliane nisen te hetojne pretendimet e Manuel Araja-s, ish-shoferit te shkrimtarit, se ai ishte helmuar. Araja kishte rrefyer se Neruda e kishte therritur ne spital dhe i kishte thene se ndjehej i semure, pasi i kishin bere nje injeksion ne stomak. Akuzat e Arajas mbeshteten edhe nga Partia Komuniste e Kilit, sipas te ciles Neruda nuk shfaqi asnje simptome qe mund te lidhej me kancerin e avancuar, nga i cili vdiq,siç u raportua.

Nipi i Nerudes, Rodolfo Reyes tha se familja e tij kerkonte te dinte te verteten; nese ai vdiq nga shkaqe natyrore apo u vra. Pas rrezimit te Allendes me 11 shtator te vitit 1973, poeti mundi te rregullonte largimin ne Meksike, ku ai do t’i bashkohej opozites kunder gjeneralit Pinocet. Historiani Fernando Marin eshte nje prej atyre qe beson se planet e Nerudes per te ikur jashte vendit dhe vdekja e tij kane nje lidhje mes tyre. Mbi 3000 njerez u zhduken dhe u vrane gjate 17 viteve te rregjimit ushtarak, te Pinocetit me 1973-1990.

Top Channel