Katherine Heigl tregon format
08/04/2013 00:00
Do të nisë pas pak ditësh promovimin e filmit të saj të ri dhe për këtë arsye Katherinë Heigl po bën disa ditë pushim tani që ka kohë të lirë.
Aktorja hollivudiane është fotografuar në Meksikë gjatë kësaj fundjave. 34-vjeçarja u pa me bikini dhe shumë e lumtur për ditën që kaloi vetëm me shoqet e saj.
Katherine do të promovojë komedinë romantike me titull ‘The Big Wedding’, premiera e së cilës u shfaq javën e kaluar në kinematë amerikane.
Në këtë filmi interpretojnë gjithashtu Robert De Niro, Robin Williams, Diane Keaton, Susan Sarandon dhe Amanda Seyfried.
Top Channel