Halle Berry pret fëmijën e dytë

08/04/2013 00:00

Aktorja Halle Berry po pret fëmijën e saj të dytë. Mendohet se 46-vjeçarja do të bëhet me djalë dhe vogëlushi do të jetë fëmija i parë i saj me aktorin francez Olivier Martinez.

Sipas ‘TMZ’, protagonistja e ‘Catwoman’ është në muajin e tretë të shtatzënisë. Berry ka një vajzë 5-vjeçare me ish të dashurin e saj, modelin kanadez Gabriel Aubry.

Halle Berry është fejuar me Olivier Martinez në janar të vitit 2012. Martinez ka qenë i lidhur më parë me këngëtaren Kylie Minogue nga e cila u nda në vitin 2007 pas 5 vitesh lidhjeje.

Berry ka pranuar më parë se i pëlqen të jetë nënë në moshë të madhe: “Jam shumë e lumtur që fëmijën e parë e kam bërë në moshën 41-vjeçare. Kur kam qenë 21 apo 25 vjeç, nuk e dija ende se kush isha. Nuk mund të merrja në atë kohë përgjegjësinë për një qenie tjetër. Kam bërë zgjedhjen e duhur duke pritur.”

Top Channel