Gjykimi i “Cosa Nostras”, precedenti për gjykatat shqiptare

08/04/2013 17:40

Kreu i Shoqates se Avokateve  Penaliste, per procesin e shumeperfolur “Dajti”, beri pergjegjese gjykaten qe nuk po gjente nje zgjidhje, duke sjelle ne kujtese nje precedent te ndodhur ne gjykaten Italiane gjate viteve 70-80.

Situata e bllokuar u zgjidh asokohe duke i dhene shansin te pandehurve qe te zgjidhnin nje avokat nga lista e avokateve te caktuar nga shteti. Ne momentin qe ata refuzonin kete mundesi, atehere gjykimi vazhdonte pa mbrojtes.

Por cili eshte precedenti ne gjykaten italiane? Procesi i nisur ne Palermo ne shkurt te vitit 1986, kishte ne banken e te akuzuarve disa nga kreret e “Cosa Nostras”.

Dosja e perbere nga 340 faqe ndertoi te gjitha faktet per gjykimin me te rendesishem ndaj mafias, ku perfunduan pas hekurave gati 500 persona, qe nga “padrinot” e deri tek vrasesit. Procesi gjigant i drejtuar nga gjyqtaret Alfonso Giordano dhe Pietro Grasso dha burgime te perjetshme dhe 2665 vite burg ne total.

Shume te akuzuar nuk pranonin ne menyre kategorike avokatet e caktuar nga gjykata, duke bllokuar keshtu gjyqin, ndersa nga ana tjeter shume avokate te shtetit hiqnin dore nga marrja ne mbrojtje per faktin se jehona e mafias ishte ende e forte ne Palermo.

E gjendur ne kete situate dhe per specifiken e procesit, gjykata e Palermos vendosi qe ne momentin kur te pandehurit refuzonin te zgjidhnin nga lista e gjate e avokateve kryesisht te caktuar, atehere procesi vazhdonte pa mbrojtes.

Pikerisht nje levizje e tille e gjykates beri te mundur qe situata te zhbllokohej. Fale deshmive te bashkepunetoreve te drejtesise dhe te penduarve si Salvatore Contorno dhe Tommaso Buscetta gjyqi perfundoi duke vendosur drejtesi per shume te vrare me urdher kupoles se mafias.

Per muaj te tere, trupi gjykues degjonte deshmite e te penduarve teksa drejtonin gishtin tek hekurat ku gjendeshin kreret me ta larte te “Cosa Nostras”.

Te irrituar dhe pa avokate mbrojes, ata replikonin me deshmitaret nga brenda hekurave, por trupi gjykues pasi i kishte dhene te drejten per te zgjedhur nje avokat, tashme vazhdonte i qete procesin.

Sipas te penduarve, kreret e “Cosa Nostras” ishin Toto Riina dhe Bernardo Provenzano, por per te fajesuar kete te fundit nuk kishte asnje prove. Deshmite e gjata dhe faktet e pakontestueshme bene te mundur qe gjykata te arrinte deri tek kreu i familjes mafioze.

500 te pandehurit akuzoheshin per vepra te ndryshme penale si vrasje, rrembim personi, krijim organizate kriminale, shantazh, pastrim parash apo si urdherues te shume shperthimeve me bomba ne shkollat e Palermos, apo aeroporte.

Top Channel