Aktivistet e lëvizjes “Femen” vazhdojnë të suprizojnë me protestat “lakuriqe” të bujshme. Shënjestra e radhës e tyre ishte presidenti rus, Vladimir Putin që ndodhej për një vizitë zyrtare në Gjermani.
Tre aktiviste janë shfaqur krejt papritur gjysme lakuriq dhe me slogane kundër presidentit rus gjatë kohës kur ky i fundit po vizitonte selinë qendrore të Volgsëagen-it në shoqërinë e kancelares Angela Merkel në Gjermani.
Në trupin e tyre ishin shkruajtur “Partnerë në krim”, apo “Putin Diktator”. Forcat e sigurisë ndërhynë menjëhërë, ndërsa në sy ra reagimi i presidentit rus. Putin u shfaq “i habitur” kur përpara tij doli aktivistja gjysmë e zhveshur.
Vajzat zgjodhën këtë formë proteste ndaj presidentit rus për të kundërshtuar dënimin e 3 anëtarëve të bandës muzikore ruse “Pussy Riot” të dënuara me burgim pas një proteste në një kishë.
Pas qetësimit të situatës, Putin me një buzëqeshje të lehtë në fytyre tha “se i kishte pëlqyer aksioni i protestës”.
Top Channel