
Mbrëmjen e sotme emisioni “Exclusive” i është kushtuar këngëtares së madhe shqiptare Vaçe Zela.
Ajo vazhdon të mbetet zëri më brilant i muzikës shqiptare. Në 74-vjetorin e lindjes së saj, Top Channel sjell një dokumentar mbi karrierën dhe jetën e këngëtares që i dha zërin dhe shpirtin muzikës.
Edhe pas 30 vitesh ajo vazhdon të jetë një nga të paktët zëra që meritojnë të quhen legjendarë në muzikën shqiptare.
Zëri i një vajze që pushtoi menjëherë skenat e kohës në Shqipëri, ku edhe kënga ishte futur në kafaz ashtu si një popull i tërë, vazhdon të jetë i pakonkurrueshëm edhe sot.
Vaçe Zela, këngëtarja që e ka hipotekuar emrin e saj në fondin e artë të muzikës shqiptare, jeton e përmalluar në Bazel të Zvicrës.
Rrëfimet e Vaçe Zelës, të familjarëve dhe bashkëkohësve do të jenë pjesë e emisionit “Exclusive” sonte në mbrëmje në orën 20.05 si një dhuratë për këtë këngëtare të madhe.
Top Channel