Koncerti i violinistit Abeshi

07/04/2013 00:00

Tingujt e ngrohte te muzikes se dhomes, performuar me mjeshteri nga virtuozet Ermir Abeshi ne violine dhe Thomas Hoppe ne piano, kane mbushur sallen e Teatrit te Operas dhe Baletit mbremjen e se shtunes.

Pas nje karriere te sukseshme  me performanca te mirepritura te skenat boterore, Abeshi vjen ne Shqiperi per nje koncert te vetem me repertor te perzgjedhur nga kompozitore te njohur si Brahms e Grieg.

Pianisti gjerman Thomas Hoppe, i vleresuar me cmime si ai ne akademine prestigjioze amerikane te muzikes “Jiulliard”, ka shoqeruar Abeshin ne kete koncert.

Eshte ky vazhdimi i nje bashkepunimi te nisur prej dy artisteve rreth dy vjet me pare ne nje performance gjate konkursit te Mbretereshes Elisabete.

”Zoti Abeshi është larguar nga ky vend në moshë tepër të re dhe me sa di unë ka qenë gjithmonë ëndrra e tij për të performuar këtu. Këto këngë tradicionale shqiptare që luajtëm, natyrisht ishin ideja e tij dhe një dedikim për publikun shqiptar. Unë kam qenë i nderuar që ai më kërkoi të performojmë së bashku”.

Ermir Abeshi ka lindur ne Elbasan ne vitin 1986, ku dhe filloi studimet.  Qe ne moshen 16 vjecare ka debutuar me orkestren simfonike “Ghedini” nen drejtimin e Mark Foster, per te vazhduar me tej me nje sere koncertesh e performancash te suksesshme ne skenat boterore.

Top Channel