Juventus, tjetër hap drejt titullit

07/04/2013 00:00

Juventus fiton një tjetër ndeshje të Serisë A. Në “Juventus Stadium”, skuadra torineze mundi Peskarën 2-1 në një takim ku hasi jo pak vështirësi.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-0, ndërkohë në minutën e 72, Juventusi fitoi një 11-metërsh dhe Peskara mbeti me 10 lojtarë për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Rizzos. Vucinic mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe malazezi nuk zhgënjeu nga pika e bardhë duke i dhënë avantazhin Juventusit.

Nuk kaluan shumë minuta dhe Juventusi shënoi edhe golin e dytë me autor sërish Vucinic, i cili pak sekonda më vonë ia la vendin Matrit. Peskara, edhe pse me 10 futbollistë, arriti të lërë gjurmë në këtë ndeshje duke ngushtuar diferencën me Kashone, 7 minuta nga fundi i ndeshjes.

Me këtë fitore Juventusi ngjitet në kuotën e 71 pikëve duke u shkëputur përkohësisht me 12 pikë nga Napoli i vendit të dytë që do të luajë ndaj Xhenoas, ditën e dielë.

Top Channel