Grushta ndaj kreut të Bashkisë Kamëz

07/04/2013 18:10

Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është goditur me grushta, mesditën e së dielës, nga një prej policëve bashkiakë të organit vendor, që ai drejton.

Mziu ka marrë goditje në fytyrë, duke u gjakosur, dhe është dërguar drejt spitalit ushtarak për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Konflikti ende nuk dihet pse është shkaktuar, ndërkohë që policia ende nuk e pranon konfliktin në mënyrë zyrtare.

Sipas saj, konflikti ka ndodhur në një zyrë elektorale, por ajo mohon që në qendër të saj të ketë qenë kreu i Bashkisë së Kamzës.

Ende nuk dihet nëse Mziu do të bëjë kallzim penal për dhunën e ushtruar ndaj tij.

Top Channel