Fiore ndal vrullin e Milanit në 6 minuta, 2-2

07/04/2013 17:20

Ka ndodhur gjithcka në ndeshjen e mesditës për Serinë A, mes Fiorentinës dhe Milanit. Në një sfidë me “aromë” Champions-i, kuqezinjtë dhe “viola”-t ndalen në një barazim 2-2, pas një ecurie befasuese të rezultatit, në favor të të besuarve të Montella-s.

Milan kalon në avantazh me një ish, Montolivo-n, tepër i vërshëllyer në “Franchi”. Goli i dytë shënohet nga Flamini, gjatë pjesës së dytë, por brenda 6 minutash, Ljajic e Pizarro arrijnë të barazojnë gjithcka nga pika e bardhë e 11-metërshit. Irritohet Fiorentina për kartonin e kuq të dhënë ndaj Tomovic, në të 40-tën.

Milani mund të kishte mbyllur cështjen Champions, por nuk e bëri. Fiorentina mund të hapte gjithcka, me një fitore, por as kjo nuk e bëri realitet. Meritat dhe mangësitë e të dyja skuadrave janë pak a shumë të barabarta, por  në fund askush nuk del me kokën lart, kjo edhe për faktin e gabimeve arbitrale, që në një mënyrë apo një tjetër kanë kushtëzuar ndeshjen: që nga ndëshkimi me të kuq i Tomovic, (40’), te penalltia e kontestuar e Ljajic, e deri te faulli në zonën e rreptësisë, pas prekjes së topit me dorë nga Roncaglia, i paakorduar nga arbitri Tagliavento.

Të gjithë mbetën të pakënaqur me drejtimin e Tagliavento-s, por e vërteta është se, si kuqezinjtë edhe “viola”-t duhet të bëjnë një “mea culpa”, pas një ecurie të tillë. Fiorentina për shkak se i lejoi një gol ish-idhullit të tyre, tashmë armik i betuar, Riccardo Montolivo, i vërshëllyer nga minuta e parë e deri tek e fundit, por shumë gjakftohtë në shënimin e një goli dhe dhënien e një asisti deciziv.

Nga ana tjetër, të besuarit e Allegri-t, të cilët nuk luajtën sic duhet në pjesën e dytë, edhe pse shënuan me Flamini-në, por cuan dëm një ndeshje “match point” të vlefshme për Champions, në vetëm 6 minuta.  Si për ta bërë më të debatueshme, erdhën edhe ato episodet arbitrale, në një ndeshje që premtonte shkëndija, që para se të luhej.

Top Channel