Big Brother, largohet Marselini

07/04/2013 00:00

Big Brother-i i sekreteve ky i këtij edicioni. Javën që kaloi ishte Elena banorja që zbuloi sekretin e Eldorës, e cila është talasemike.

Ish-sekreti i Eldorës është komentuar gjatë nga publiku, por ajo vetë tregohet e qartë kur shprehet se refuzon mëshirën e njerëzve dhe me të drejtë kërkon të trajtohet e barabartë. Surprizë i bëhet takimin me nënën e saj.

Një sekret për t’u zbuluar nga banorët mbetet ai i Xhimit, i cili është i martuar. Gjatë kryerjes së provës javore, Big Brother futi në shtëpi bashkëshorten e tij, duke e paraqitur si pjesëtare të produksionit. Xhimi, megjithëse përballë një prove të vështirë, ruajti qetësinë kur e pa. Më pas, u takuan në dhomën e sekreteve.

Duke mbetur tek ndjenjat, të ndërlikuara duken ato të Joanës, e cila shpërtheu në lot kur në shtëpi iu çua valixhja me rrobat e saj, të dërguara nga ish i dashuri dhe një bluzë e tij.

Marselini është eliminuar. Prapa kuintave e priste bashkëshortja e tij. Një takim ku s’kishte asnjë gjurmë ndikimi nga rrëfimi i sekretit të tij.

“Kam qenë 18-19 vjeç atëherë, ndërsa sot unë respektoj dhe çoj përpara një familje të shëndoshë. E bëra publike eksperiencën time si zhigolo sepse e ndjeja të nevojshme ta ndaja me të gjithë këtë aventurë. Unë e tregova në shtëpinë e Big Brother që familjen e vë para gjithçkaje”, deklaroi Marselini.

Të kandiduarit në rrezik eliminimi javën e ardhshme janë: Anaidi, Joana, Xhimi, Olta, Edberi dhe Vigani.

Top Channel