Aksident në Shkodër, 2 viktima

07/04/2013 00:00

Një aksident i rëndë me dy të vdekur ka ndodhur në orët e vona të darkës në qytetin e Shkodrës.

Viktimat janë një çift bashkëshortësh, Zenel Bajrami, 55 vjeç dhe Fatbere Bajrami, 48 vjeç, nga fshati Vukatan.

Viktimat po udhëtonin me një motorr dhe në hyrje të qytetit në lagjen Bahçallëk janë goditur nga një automjet i tonazhit të lartë.

Bashkëshortët kanë gjetur vdekjen për shkak të plagëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është ndalur nga policia.

Top Channel