Montella drejt Milanos?

06/04/2013 00:00

Trajneri i Milanit pritet të sqarojë pas takimit me Berlusconi-n nëse do të vazhdojë të qendrojë në krye të kuqezinjve edhe për vitin tjetër apo do të pranojë ofertën e Romës. Por në Serinë A, jo vetëm Allegri është i pasigurtë për të ardhmen e tij.

Një tjetër emëri në mëdyshje është ai i teknikut të Fiorentinës, Vicenzo Montella. Trajneri i skuadrës vjolë deklaroi se gjithcka në lidhje me të ardhmen e tij do të përcaktohet pas takimit me presidentin e klubit.

Kontrata e Montella-s tek Fiorentina përfundon në verën e 2014-ës dhe presidenti Della Valle ka shprehur interesin e tij për të vijuar bashkëpunimin me teknikun aktual. Por pse ky hezitim i Montella-s? Tekniku ndërtoi një skuadër të fortë (ende pretendon për zonën e Ligës së Kampionave, pavarësisht se humbja me Romën i komplikoi jo pak gjërat) brenda një kohe të shkurtër.

Por ajo që komplikon më shumë të ardhmen e ish-sulmuesit të Romës, janë zërat për një kalim të mundshëm të tij tek Milanit apo tek Interi. Kuqezinjtë do mundohen të afrojnë Montella-n nëse Allegri largohet, ndërsa Stramacioni mund të mos jetë pjesë e planeve të Moratti-t për ringritjen e skuadrës.

Top Channel