Milan, Niang: Duam vendin e dytë

06/04/2013 02:45

M’Baye Niang është një nga zbulimet më të bukura të këtij Milani “të rinuar”, siç e kishte dashur Massimiliano Allegri.

Sulmuesi francez, i cili ka shënuar vetëm 1 gol në Kupën e Italisë këtë sezon, ka folur për momentin e mirë të kuqezinjve në kampionatin italian.

“Duhet të punoj më shumë, për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm për Milanin, – shpjegon ai. – Dua të bëhem i rëndësishëm për këtë skuadër. Jemi duke zhvilluar një fazë të dytë tepër të mirë, tashmë jemi në vendin e tretë, por duam të vazhdojmë me rezultatet e mira, sigurisht për të arritur vendin e dytë”.

Niang vazhdon deklaratën e tij, duke folur në lidhje me raportin e tij me dy “kreshtat” e tjera të sulmit kuqezi, Mario Balotelli-n dhe Stephan El Shaarawy-n: “Jemi miq, jemi vëllezër, edhe jashtë fushe ndihemi mirë. Shtylla me Barcelonën? E kam harruar tashmë, – përfundon francezi, – por shpresoj që sezonin tjetër të riluajmë me ata dhe t’u shënoj gol”.

Top Channel