Kupa e Konfederatave, bileta pothuajse të ezauruara

05/04/2013 04:35

Stadiumet rrezikojnë të mos jenë gati, por Kupa e Konfederatave, e programuar për në qershor në Brazil, pritet të ketë një sukses të jashtëzakonshëm me publikun.

FIFA dhe Komiteti Organizativ kanë bërë të ditur se tashmë janë shitur 546 mijë bileta për ndeshjet e turneut, ndërsa mbetet në dispozicion edhe 236 mijë të tjera.

Në turne, “prova gjenerale” përpara Botërorit 2014 në Brazil, do të marrin pjesë 4 kombëtare, të cilat janë ose kanë qenë kampione bote, Brazili, Italia, Spanja, Uruguaji, si dhe Japonia, Nigeria, Meksika dhe risia absolute që mban emrin Tahiti.

Ndeshja, për të cilën janë shitur më shumë bileta deri tani, nuk është një nga ato të “Selecao”-s, por ajo mes Italisë dhe Meksikës, e programuar të luhet në “Maracanà”, më 16 qershor, për të cilën janë prenotuar tashmë 60717 bileta. Më shumë se sa ndeshja inauguruese Brazil-Japoni, në Brazilia (58620), dhe se sa finalja e 30 qershorit në “Maracanà” (58860).

Për Itali-Japoni, 19 qershor në Recife, janë shitur deri tani 26073 bileta, ndërsa për Brazil-Itali janë plot 40719, që do të luhet në Salvador, më 22 qershor, një ndeshje e cila, sipas parashikimeve, deri në momentin që do të luhet do të ketë të gjitha vendet e ezauruara.

Biletat për Kupën e Konfederatave janë të disponueshme deri në 28 maj, në sitin e FIFA-s.

Brazil 2014, “Maracanà” kompletohet deri në 95%

Një lajm i mirë vjen nga Brazili, në lidhje me stadiumet, ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit 2014, pas një serie vonesash dhe problemesh strukturore, të shfaqura së fundi në disa impiante sportive.

Mitiku “Maracanà” i Rio de Janeiro është pothuajse tërësisht i ristrukturuar, duke arritur deri më tani në 95% të punimeve, lajm ky i konfirmuar nga mediat vendase. Edhe pjesa mbuluese, e montuar e fundit, është në rreth 80% të punimeve, teksa pritet të përfundohet brenda të hënës së ardhshme, falë 6 mijë punëtorëve, që punojnë ditë e natë.

Fundi i punimeve, sipas komunikatës së FIFA-s 27 prilli, duket se do të respektohet nga autoritetet braziliane për turneun zyrtar.

Top Channel