Europiani i peshëngritjes

05/04/2013 20:30

Po i afrohet fundi përgatitjeve për zhvillimin e Kampionatit Europian të peshëngritjes për të rritur, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

Sot, në diten e mbërritjes se delegacioneve, ku priten të jenë rreth 400 sportiste nga e gjithe Europa, presidenti i Federates Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, thekson gjendjen e ekipit tone kombetar dhe jep lajmin e mire se ne kete kampionat, shqiptaret qe do te marrin pjese jane te paster nga dopingu.

“Ekipi ynë ka tre muaj që ndodhen i grumbulluar në Durrës, ku po realizon një stërvitje intensive. Jemi përgatitur që të garojmë për medalje në këtë garë kaq të rëndësishme, më e rëndësishmja e mbajtur ndonjëherë në vendin tonë. Kemi çuar në Greqi, me fondet e peshëngritjes analizat e ekipit dhe na ka ardhur përgjigja, që është një sihariq për të gjithë shqiptarët. Testimet kanë dalë negative, duke treguar se të gjithë sportistët janë tashmë të pastër”, deklaroi Gjoza.

Nderkohe Gudar Beqiraj, kryetar i akademise se shkencave dhe ne kete kampionat ne postin e kryetarit te komitetit organizativ, beson se me kete pergatitje sportistet tane kane shanse per medalje.

“Përsa i përket rezultatit, ne kemi një optimizëm të madh për tre peshëngritës, Romela Begaj, Briken Calja dhe Daniel Godelli, që janë në nivele të tilla, që edhe përpara garave, në renditjen e peshëve të ngritura janë renditur të parët”, tha Beqiraj, kryetar i komitetit organiztiv të Europianit të Peshëngritjes.

Kampionati Europian do të fillojë me datë 8-të dhe do të zgjasë deri më 14 prill ndërkohë që Romela Begaj është sportistja shqiptare e parë që do të debutojë që ditën e hënë, për t’i lënë më pas rradhën në ditët në vazhdim Daniel Godellit dhe Briken Caljes.

Europiani i peshëngritjes, Nishani dorëzon flamurin


Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Bujar Nishani, i dorëzoi të premten flamurin kombëtar, ekipit përfaqësues të peshëngritjes, i cili do të përfaqësojë ngjyrat kuqezi në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që do të zhvillohet në vendin tonë.

Presidenti Nishani ka vlerësuar si arritje organizimin e këtij eventi në kryeqytetin shqiptar, ndërkohë që theksoi se kjo është një sfidë shumë e madhe për sportin tonë të peshëngritjes, i cili për hir të së vërtetës ka bërë histori në fushën e sportit dhe të kulturës shqiptare.

Kreu i Shtetit e shfrytëzoi këtë ceremoni edhe për të nxitur autoritetet dhe institucionet e vendit të rrisin mbështetjen e tyre për sportin shqiptar.

Top Channel