14 Korrik, debutimi i Guardiolës me Bayern

05/04/2013 13:00

Ndeshja e parë e trajnerit Pep Guardiola në krye të Bayern Munchen do të luhet më 14 korrik, në Rostock.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi bavarez duke shtuar se ky takim do të shërbejë për të mbledhur fonde në ndihmë të skuadrës lokale.

Ish-trajneri i Barcelonës do të marrë zyrtarisht detyrën si trajner i Bayern Munchen më 1 korrik duke zëvendësuar Jupp Heynckes, i cili këtë sezon po i rikthen titullin klubit më të madh gjerman pas dy vitesh thatësirë.

29 000 biletat për këtë ndeshje pritet të shiten të gjitha dhe takimi do të ndiqet nga shumë media sportive gjermane dhe jo vetëm, pasi transferimi i Guardiolës tek Bayern ka gjeneruar shumë interes në botën e futbollit.

Top Channel