Marotta: Më shumë respekt për Buffon

04/04/2013 15:15

Giuseppe Marotta, administratori i deleguar i Juventusit, i është kundërpërgjigjur deklaratave të Franz Beckenbauer, i cili e kishte përcaktuar si “pensionist” portierin Gianluigi Buffon pas gabimeve të këtij të fundit në ndeshjen Bayern Munchen-Juventus, të përfunduar me rezultatin 2-0.

Deklarata të tilla nga një ikonë e futbollit siç është Beckenbauer bëjnë dëm sepse i drejtohen një ikone tjetër siç është Gianluigi Buffon, i cili meriton mirënjohjen e tifozëve juventinë dhe të gjithë tifozëve italianë. Buffon është një person i veçantë, një profesionist i madh dhe një shembull për të rinjtë”, deklaroi Marotta.

Më pas, administratori i deleguar i bardhezinjve analizoi humbjen në Ligën e Kampioneve: “Nuk kemi lojtarë cilësorë dhe nuk flas vetëm për Juventusin, por për të gjithë futbollin italian. Kampionët e mëdhenj tashmë zgjedhin Anglinë, Spanjën dhe Gjermaninë. Nuk kemi mundësi për investime të mëdha dhe jemi të detyruar të punojmë me të rinjtë. Rezultatet do të shihen pas disa vitesh.”

Top Channel