Lohan kthehet “nga lufta”

03/04/2013 16:30

Një ditë e zakonshme buzë deti duhet të ishte një mundësi e re për të “reklamuar” linjat e saj të admiruara për Lindsay Lohan, por më shumë se hiret e aktores 26-vjeçare, fotografët u përqendruar në një detaj specifik të trupit të saj.

Lohan, e fotografuar në plazhet braziliane ditën e martë, shfaqte në këmbën e saj të majtë disa hematoma të mëdha, shenjë e netëve të shfrenuara që po kalon gjatë një aktiviteti promocional në Brazil.

Disa ditë më parë, aktorja u fotografua në një lokal nate në Rio de Zhaneiro, tërësisht jashtë kontrollit pas alkoolit të tepër të konsumuar.


Ne Foto: Lindsay Lohan, me shenja te qarta hematomash ne kemben e majte

Në një moment, gjatë asaj mbrëmje, 26-vjeçarja humbi kontrollin dhe u përplas në dysheme, veprim që në gjendjen e dehur në të cilën ndodhej, e bëri që të argëtohet dhe të qeshte.

 

Megjithatë, duket se rrjedhojat e rrëzimit ishin këto superhematoma me të cilat Lohan u shfaq në plazh.


Ne Foto: Lindsay Lohan, e rrezuar pertoke, nen efektin e alkoolit diten e enjte, ne nje lokal nate ne Rio de Zhaneiro

Bashkëprotagoniste së fundi në një produksion të Hollivudit, përkrah Charlie Sheen, mbrëmjet e çmendura mund t’i kushtojnë shumë Lohan, pasi brenda disa ditësh pritet të thirret në gjykatë, ku mund t’i imponohet rikthimi në një qendër rehabilitimi, pasi ishte lënë e lirë me kusht pas disa shkeljeve të mëparshme.


Ne Foto: Lohan, 6 dite me pare, ne aktivitetin promocional ne Rio de Zhaneiro

Top Channel