Kupa e Shqipërisë, dy barazime në gjysmëfinale

03/04/2013 22:00

Dy ndeshjet e para të gjysëmfinales së Kupës së Shqipërisë kanë përfunduar në barazim, rezultat ky që në ndeshjet e kthimit favorizon dy skuadrat mike, Laçin dhe Bylisin.

Ballshiotët barazuan 1-1 me Skënderbeun. Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 81, kur Piter kaloi miqtë në avantazh.

Por, kampionët në fuqi, të cilët e kërkojnë me çdo kusht edhe këtë trofe barazuan në minutën e 88 me një supergol të Lilaj, një gol ky që ende mban gjallë shpresat e korçarëve.

Ndërkohë edhe gjysëmfinalja tjetër mes Kukësit dhe Laçit përfundoi në barazim, por me rezultatin 0-0.

Kuksianët nuk kanë arritur të shpërblejnë mbështetjen e mijëra tifozëve të cilët gjatë 90 minutave kërkonin fitoren e skuadrës së tyre.

Top Channel