Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Komisioni Europian ka nisur një hetim ndaj Realit të Madridit, për marrjen e ndihmave të paligjshme nga ana e shtetit spanjoll, raportoi të mërkurën e përditshmja “The Indipendent”.
Sipas gazetës, ekziston një akuzë, në bazë të së cilës Bashkia e Madridit i akordoi klubit disa terrene sportive, në kuadrin e promovimit të sportit në qytet.
Megjithatë, këto terrene janë planifikuar për zhvillim tregëtar, e në to është planifikuar të ndërtohet një qendër e re tregtare, disa ndërtesa komerciale dhe një kompleks hotelier, nga të cilat Reali do të kishte si pronar i tokës, përfitime marramendëse.
Sipas “The Indipendent”, Komisioni Europian ka nisur hetimet duke u bazuar në nenin 87 të Komunitetit Europian, që e konsideron një ndihmë të tillë, nëse verifikohet si e vërtetë, si të paligjshme.
Një prej terreneve në fjalë, që kishte një vlerë prej 420 mijë eurosh kur iu dorëzuan pa pagesë Realit në vitin 1998, sot ka tejkaluar vlerën e 22,7 milionë eurove, një rritje prej 5 400%.
Top Channel