Përgjatë viteve ka prodhuar shumë këngë me temë feministe, si në karrierën solo ashtu edhe me grupin Destiny’s Child, por Beyonce nuk është e sigurtë nëse mund të quhet një feministe.

Në një intervistë për versionin britanik të revistës ‘Vogue’, këngëtarja thekson: “Fjala feministe është shumë ekstreme. Ndoshta jam një feministe moderne dhe besoj tek barazia gjinore.”

Edhe pse ajo ka arritur gjithçka që një femër mund të dëshirojë, Beyonce mendon se ka shumë vend për përmirësim në botë kur bëhet fjalë për barazinë gjinore.

Në vitin 2012 këngëtarja e famshme u bë nëne e një vajze për herë të parë. Edhe pse Blue është tepër e vogël për të ditur të ardhmen e saj, Beyonce shprehet se çfarëdo profesioni që të zgjedhë fëmija, ajo do të jetë e lumtur.

“Dua që vajza ime të ketë qëllime në jetë dhe pasion për të bërë diçka. Nuk ka rëndësi nëse do të hyjë në biznesin e spektaklit ose jo”, nënvizoi Beyonce.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA