Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Barcelona mori një rezultat të favorshëm në Paris ndaj PSG (2-2), por pagoi një çmim të lartë për këtë. Leo Messi dhe Javier Mascherano pësuan dëmtime dhe do të mungojnë në ndeshjen e kthimit.
Sipas mediave sportive katalanase, ylli argjentinas do të qëndrojë 3 javë jashtë fushave për një dëmtim në pjesën e pasme të kofshës së këmbës së djathtë. Ndërsa bashkëkombasi i tij ka pësuar një dëmtim në ligamentin e gjurit dhe do të qëndrojë jashtë për 6 javë.
Messi nuk hyri në fushë në pjesën e dytë duke i lënë vendin mesfushorit Cesc Fabregas.
Gjithsesi, edhe ndaj Benfikës u mendua se Messi mund të qëndronte jashtë fushave për disa javë pasi doli nga terreni i lojës me barrelë, por luajti pa problem tre ditë më pas në kampionat duke thyer edhe rekordin e golave të Gerd Muller në një vit kalendarik.
Top Channel