Asgjë serioze për Messin: Në dispozicion ndaj PSG

03/04/2013 18:50

Barcelona dhe tifozët e saj mbajtën frymën kur Lionel Messi u largua i dëmtuar nga fusha e “Parc des Princess”, në çerekfinalen e Champions League, PSG-Barcelona 2-2.

Megjithatë, testimet mjekësore treguan të mërkurën se për argjentinasin nuk ka asgjë të rëndë dhe se brenda dhjetë ditësh, do të rikthehet sërisht në fushën e lojës.

Messi do të mungojë me siguri në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, ndaj Majorkës, por më shumë si masë paraprake përkujdesje.

Ai pritet të jetë në fushë në ndeshjen e kthimit me Parisin, pas një jave, ose të paktën besohet se do të paktën do të jetë në stol, i gatshëm në dispozicion të Vilanovës, nëse do të jetë nevoja.

Përveç klubit, lajmin për rikthimin e shpejtë të Messit e komunikoi edhe vetë futbollisti, që shkruajti në “Facebook”: “Rikthehem shpejt. Fatmirësisht, asgjë serioze”. Ishte ai vetë që publikoi foton në të cilat shfaqet i shtrirë në krevatin e një klinike, ndërsa realizonte testimet mjekësore.

Top Channel