Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu, i
shoqëruar nga atasheu i shtypit dhe Kultures dhe pjesëtarë të tjerë të
stafit të tij ka vizituar mëngjesin e të mërkurës zyrat qendrore të Top
Channel të Qendra Ndërkombetare e Kulturës.
Ne qender te vizites ishin shqetesimet qe kane lindur pas sulmit te fundit ndaj televizionit ne ambientet e ish-Ekspozitës ‘Shqiperia Sot. Ambasadori Arvizu eshte pritur dhe ka biseduar per kete ceshtje me drejtues te televizionit dhe te departamenteve kryesore ne Top Channel.
Duke iu pergjigjur interesimit te Ambasadorit Arvizu, drejtuesit e televizionit i kane paraqitur problematiken me te cilen eshte perballur televizioni gjate dhe pas nxjerrjes se dhunshme nga godina e ish-ekspozites, ku deri pak kohe me pare ndodheshin studio dhe realizoheshin emisionet dhe spektaklet kryesore.
Drejtuesit e televizionit kane bere nje ekspoze te te gjithe kesaj çeshtje, duke informuar ambasadorin e Shteteve te Bashkuara per presionin dhe veshtiresite me te cilet Top Channel eshte perballur javet dhe muajt e fundit per çeshtjen e Ekspozites, por edhe per çeshtje te tjera qe lidhen me lirine e medias, diskriminimin financiar, konkurrencen e ndershme ne treg dhe pamundesine shpesh here per te zhvilluar normalisht aktivitetin.
Top Channel