Serie A/ Bologna shtang Napolin, e mposht në Maradona Stadium dhe gara për zonën Champions ndizet më shumë se kurrë
Njoftimi erdhi si “rrufe në qiell të hapur”. Kimi Raikkonen tërhiqet nga Formula 1.
Ka qenë vet piloti i Lotus, ai që e ka shkruar në profilin e tij në Twitter: “Tërhiqem në fund të sezonit. Shpresoj ta bëj, pasi të kem fituar titullin e dytë botëror në karrierën time”.
Pak fjalë për të anonçuar lamtumirën nga bota e makinave. Megjithatë, të shumtë kanë qenë ata, që kanë menduar për një gënjeshtër të 1 prillit, gjë që e konfirmoi edhe vet ai më pas: “Ishte vetëm një shaka”.
Me pak fjalë, edhe në këtë rast “njeriu i akullt” ka konfirmuar se është një person që di të argëtojë, edhe pse nuk ta jep përshtypjen. Shaka apo jo, është po aq e vërtetë se Raikkonen do të mbushë 34 vjeç në tetor, duke hyrë kështu në fazën finale të karrierës së tij.
Herët apo vonë njoftimi për tërheqjen e tij, këtë herë zyrtar, do të vijë. Sigurisht, pas asaj që bëri me këtë rast, nuk do të jetë dhe aq e lehtë për ta besuar menjëherë.

Top Channel