Raikkonen në vend të Webber tek Red Bull?

01/04/2013 19:30

Ndërsa tensioni brenda skuadrës së Red Bull bën që të përflitet gjithmonë e më shumë ndarja e çiftit Vettel-Webber për sezonin e ardhshëm, zërat që afrojnë Raikkonen me skuadrën kampione në fuqi shtohen gjithmonë e më shumë.

Kështu, burime pranë drejtorit të përgjithshëm të Red Bull, Chris Horner, thanë të hënën në shtypin austriak se ai po mendon që të rikonfirmojë për 2014-n vetëm Vettelin, pilotin e paprekshëm, tre herë kampionin e botës, ndonëse ishte ai në zanafillën e polemikave në Malajzi, kur parakaloi shokun e skuadrës në kundërshtim me urdhërat e marra.

Në këto kushte, forma e shkëlqyer e Raikkonen në drejtimin e një makine jo ndër më të shpejtat, si Lotusi dhe fakti se në dy sezonet që ai i dedikoi relit drejtoi një makinë Red Bull, e shndërrojnë atë në kandidatin kryesor për të zëvendësuar Webberin.

Nëse ky kalim nuk do të konkretizohet, atëherë besohet që Red Bull do t’i bashkangjisë Vettelit një pre dy pilotëve të rinj të Toro Rossos, Vergne apo Ricciardon.

Top Channel