Gogla të pamëshirshme për Dinamon në Conference League, ja me kë do të ndeshet “Nëndetësja” nëse kalon në play off
Bayern Munchen dhe Juventus vijnë euforikë në përballjen mes tyre në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Skuadra gjermane fitoi me rezultatin e pabesueshëm 9-2 kundër Hamburgut, ndërsa italianët mundën 2-1 në transfertë rivalët e Interit.
Gjithsesi, duket se më shumë euforikë janë bavarezët, të cilët kërkojnë që të njëjtën lojë të përsërisin ndaj bardhezinjve.
Trajneri i tyre, Jupp Heynckes, deklaroi: “Kundër Hamburgut dhamë leksione futbolli. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ndaj Juventusit, por e di që është e pamundur sepse është një ndeshje krejt tjetër. Ata janë një nga skuadrat më të mëdha në Europë dhe janë të fortë fizikisht.”
Ndërkohë, trajneri i Juventusit po mendon që në vend të një sulmuesi të aktivizojë mesfushorin e ri francez Paul Pogba, në mënyrë që t’i shtojë centimetra dhe fuqi fizike ekipit.
Bardhezinjtë kanë mbërritur të dielën në Mynih. Pritet që ndeshja e arbitruar nga anglezi Clattenburg të zhvillohet nën reshjet e dëborës.
Top Channel