F1, Villenueve: Vettel bëri një idiotësi

01/04/2013 00:00

Jaques Villenueve, ish-kampion bote në Formulën 1, e përcaktoi si “idiotësi” parakalimin që Sebastian Vettel i bëri shokut të tij të skuadrës Mark Webber, në një kohë që ishte urdhëruar nga skuderia Red Bull të ruante pozicionin në garën e Malajzisë.

“Ishte një idiotësi nga Vettel. Skuderia është ajo që të paguan dhe një pilot duhet të bëjë atë që i kërkohet”, deklaroi kanadezi për ‘Auto Bild’.

Pas garës, Vettel i kërkoi falje shokut të skuadrës dhe skuderisë austriake për parakalimin kundër urdhrave, por Villenueve mendon se kjo sjellje e Vettel do të ndikojë në vazhdimësinë e kampionatit tek Red Bull.

“Vettel përcolli tek ekipi energji negative. Tani, kur të ketë ai nevojë për ndihmën e Webber, nuk do të ketë asgjë të sigurtë”, shtoi kampioni i botës në Formulën 1 në vitin 1997.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA