Messi thyen dy rekorde të tjera

31/03/2013 08:55

2-2 përfundoi sfida mes Celta Vigos dhe Barcelonës, ndërkohë që Messi thyen 2 rekorde të tjera në “La Liga”.

Argjentinasi i ka shënuar të 19 skuadra të kampionatit spanjoll dhe njëkohësisht me golin e të shtunës e çon në 19 numrin e ndeshjeve radhazi që ai shënon.  

Barazoi edhe Real Madridi, këtë fundjë duke mos arritur të përfitojë nga ky hap fals i katalanasve. Skuadra e Mourinhos barazoi 1-1 me Real Saragozën.

Top Channel