Bayern luan “play-station”

31/03/2013 09:00

Bajerni shkatërroi 9-2 Hamburgun, një ndeshje që përsa i përket rezultatit ngjasonte më shumë me një lojë kompiuteri sesa një sfidë reale Bundeslige.

Gjithsesi, ky rezultat i thellë nuk i shërben bavarezëve të festojnë titullin kampion 7 javë para fundit të kampionatit pasi Dormundi fitoi 2-1 ndaj Shtutgartit, duke e shtyrë festën e skuadrës Jupp Heynkess.

Protagonisti i ndeshjes ishte Pizarro, që shënoi 4 gola ndërkohë që të tjerët u shënuan nga Robben (dy herw), Shaqiri, Shweinsteiger dhe Ribery.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA