Weah çon djalin tek Chelsea

30/03/2013 00:00

Ish-legjenda e Milanit, George Weah, ka zgjedhur klubin e Chelsea për djalin e tij 13-vjeçar, Timothy.

Në këtë mënyrë, ish-futbollisti liberian ka zgjedhur londinezët, me të cilët ka luajtur në vitin 2000, në vend të Milanello-s, ku jetoi vitet më të mira në jetën profesionale.

“Është një talent i madh. Dua t’i jap mundësinë të provojë veten dhe e kam dërguar tek Chelsea. Ai është i kënaqur dhe shpresoj që t’i kalojë provat”, theksoi Weah, fitues i Topit të Artë në vitin 1995.

Afrikani nuk është i vetmi futbollist i famshëm që ka zgjedhur të rinjtë e Chelsea-t për djalin e tij. Edhe David Beckham ka dërguar për tu provuar tek Blutë secilin nga tre djemtë e tij.

Top Channel