Kryeministri grek fton arvanitasit në kryeministri, ia marrin këngës shqip, reagime të shumta në rrjet Serbia dhe Kosova mund të arrijnë kompromis në rast se pranojnë të dyja palët pak nga pikat për të cilat kanë qenë kundër.
Branko Ruzhiç, shef i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë të kryeministrit Daçiç, ka thënë se Serbia ka nevojë më shumë për kompromis se sa Kosova, por duhet bërë gati edhe për mundësinë e dështimit, ndonëse sipas tij, kompromisi është mjaft afër.
Ndërsa Aleksandar Vuçiç, zëvendëskryeministër dhe një nga personat e përmendur për t’u bërë garantues i marrëveshjes, ka thënë se qeveria e Serbisë është detyruar të marrë vendime të dhimbshme, të vështira dhe të rrezikshme, por nuk ka mundur të durojë më gjendjen e konflikteve të ngrira.
“Do të bëjmë kompromis pasi është e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se Serbia dëshiron zgjidhje të problemeve.
Delegacioni i Serbisë ende nuk dihet për datën 2 prill, por është e qartë se nëse do të vijë deri te nënshkrimi, Kosova dhe Serbia do t’i japin fund betejës së fundit.
Top Channel