Pas një takimi me simpatizantët e Frymës së Re Demokratike në qytetin e Tepelenës, kryetari i kësaj partie të re deklaroi se forca që ai drejton nuk do bëjë aleancë as me PS dhe as me PD.

Topi nuk përjashton aleancat me forcat e tjera politike ose daljen edhe vetëm në zgjedhje, por kjo do vendoset nga ana e Kuvendit të partisë.

“Aleanca më solide, më e sigurtë, aleancë më e vërtetë është aleanca me qytetarin, por kjo nuk përjashton mundësinë e aleancave të mundshme qoftë në funksion të kohës parazgjedhore, qoftë pas zgjedhjeve. Ne kemi përjashtuar koalicionin me dy partitë e vjetra ndërsa jemi të hapur për koalicione, por kjo do t’i takojë Kuvendit të FRD-së,     që do të thotë se pavarësisht preferencave individuale, ne do t’i kushtojmë shumë rëndësi parimeve të ndërtimit të koalicionit dhe nuk përjashtohet mundësia se duke qenë një forcë e re që dëshirojmë të testohemi, demostrimi i programit tonë të jetë fare i pastër, ashtu sikundër është ndërtuar, mbi bazën e preferencave të atyre që na mbështesin, mund të jetë edhe varianti i daljes të vetëm në zgjedhje”, tha zoti Topi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA