Real, Mourinho nuk grumbullon Casillas-in

29/03/2013 00:00

Edhe pse Iker Casillas është stërvitur normalisht ditët e fundit pas dëmtimit që e la jashtë skuadre përgjatë dy muajve, ai nuk është grumbulluar nga Jose Mourinho për sfidën e së shtunës ndaj Real Zaragoza.

Portieri u dëmtua në fund të muajit janar në dorën e majtë dhe para një jave mjekët i dhanë lejen për tu rikthyer në portë, por duket se tekniku portugez do të vazhdojë t’i besojë Diego Lopezit, portierit që u ble menjëherë pas dëmtimit të Casillas dhe që është paraqitur shumë mirë në supersfidat e Realit me Barcelonën dhe Manchester United.

Trajneri i dytë i madrilenëve, Aitor Karanka, sqaroi: “Iker Casillas do të rikthehet kur të jetë 100% në formë, pasi pozicioni i portierit është shumë specifik.”

Edhe mbrojtësi 19-vjeçar Raphael Varene do të mungojë në ndeshjen e radhës pasi Mourinho ka vendosur ta lërë pushim në mënyrë që të jetë në formë të plotë për takimin ndaj Galatasaray në Ligën e Kampioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA