Dikur filmat nuk mund të kishin sukses nëse në to nuk kishte të paktën një skenë erotike, por tashmë duket se prodhimet e reja kërkojnë t’i shmangin sa më shumë të jetë e mundur.
Ekspertët thonë se skenat intime janë zhdukur nga skenarët e filmave të 18 muajve të fundit dhe kjo po vjen sepse në çiftet mbi 25 vjeç, është femra ajo që zgjedh filmin që do të shihet në kinema.
Ky fakt shënon një pikë kthese nga koha kur filmat krijonin debat me skenat e tyre. Shembuj të mirë për këtë janë filmat “Instinkti parësor” me Sharon Stone ose “Nëntë javë e gjysmë” me Kim Basinger.
“Atëherë skenat e seksit futeshin në film për të tërhequr publikun nëpërmjet trailerit, por tani këto skena e bëjnë filmin të papërshtatshëm për personat nën 18 vjeç dhe largojnë audiencën në moshë shumë të re. Producentët as nuk e çojnë në mendje të fusin në filmin e tyre skena me pullë të kuqe”, theksoi një ekspert për ‘Sunday Times’.
“Tani seksi në filma është zëvendësuar me efekte speciale në mënyrë që të tërhiqen sa më shumë familjarë”, shtoi eksperti.
Ndërsa burime hollivudiane theksuan për ‘Sunday Times’ se në një kohë kur pornografia është lehtësisht e arritshme nëpërmjet internetit, nuk ka më nevojë për skena të “nxehta” nëpër filma.
Top Channel